Firmoset kontrata 5. 7 milionë euro për stadiumin e Prishtinës

Punimet për renovimin e stadiumit të Prishtinës kanë me nisë shumë shpejt dhe ato kanë me u krye me kohë.
Kështu janë zotue sot në konferencën e perbashkët për media, të mbajtun në stadiumin e Prishtinës.

Në konferencë ishin ministri i Sportit, Kujtim Shala, drejtuesit e Komunës së Prishtinës, FFK’s, klubit të Prishtinës dhe kompanisë që do të renovojë stadiumin.

“Na si kontraktues zotohemi se do të bajmë maksimumin dhe kemi me ja dalë që punimet me u krye në kohë”, thanë kontaktuesit e firmës AL Trade, që do të kryejnë punimet.

Në stadium investohen 5.7 milionë euro, 75 për qind të tyne i investon MKRS, 25 për qind Komuna e Prishtinës.

Punimet kanë me nisë mbas 10 ditësh.

 

kontratastdumi