Fixhi në histori, fiton Medaljen e Artë në Ragby me 7 lojtarë

Ishujt Fixhi hyjnë në histori, mbasi fituen Medaljen e parë të Artë në Olimpiadë. Merita shkon pikërisht për ekipin e Ragby me shtatë lojtarë, që mposhti në finale Britaninë e madhe 43 me 7 në nji sfidë që nuk pati shumë histori qysh në fazat e para të saj. Nji arritje e jashtëzakonshme kjo për nji shtet që ka rreth 1 milionë banorë dhe që përbahet nga 330 ishuj.

Dhe, sidomos kur përballë ke nji ekip si Britania e Madhe, ky sukses merr vlerë të jashtëzakonshme. Fixhi asht vendi i 149 në botë që arrin me marrë medalje në Olimpiadë.

Kjo diciplinë sportive asht futë për herë të parë në Olimpiadë pikërisht në Rio dhe në pjesëmarrjen debutuese Fixhi arrin me shkruejtë historinë.

Medaljen e Bronztë në Regby me 7 lojtarë e fitoi Afrika e Jugut, që mposhti me rezultat të thellë 54-14 Japoninë.