Fjalë të mëdha për Shqipninë nga Deschamps

Kjo asht deklarata e trajnerit të Francës, Didier Deschamps, mbas ndeshjes që Franca e fitoi 2-0 kundër Shqipnisë.

“Ekipi shqiptar asht shumë i mirë dhe këtë e kallxoi edhe sot. Kanë lojtarë të mirë që luejnë në ekipe të mira. Ishte e vështirë, mbasi Shqipnia luen me zemër. Rezultati 0-0 ishte shumë i mirë për ta. Asht e vështirë ndaj kundërshtarëve të tillë. E di që nuk kemi ba gjithçka mirë, por dalim me 6 pikë mbas dy ndeshjeve. Pjesa e parë e jona ishte për me u harrue, ndërsa pjesa e dytë ishte e nji niveli të mirë dhe na bamë gjithçka për me i nxjerrë nga pozicionet kundërshtarët dhe nuk i lejuem me na rrezikue ma”.