Fjalët e para të mbrojtësit brazilian që po lufton me jetën

Santiago Campuzano ishte nji nga pesë njerëzit e parë që mbërritën në Areo, në La Union, në vendin ku u rrxue aeroplani ‘Lamia’, që udhëtonte nga Bolivia në drejtim të Medellinit në Kolumbi.

Campuzano që asht edhe dëshmitar okular i kësaj ngjarje, ka rrëfye për mediet në Kolumbi momentin e tmerrshëm kur ka gjetë të gjallë njanin nga të mbijetuemit, Alan Ruschel, mbrojtësin 27 vjeçar, shkruen ‘Infobae’.

“Familja ime, miqtë e mi… ku janë?”, ishin fjalët e para të Ruschel, zbulon dëshmitari, që deklaron se ka përvojë 16 vjeçare si zjarrfikës, dhe ishte pregaditë për situatë ekstreme, por kjo kaloi të gjitha.

“Na vetëm pamë që asht rrxue nji aeroplan, na imagjinuem më të keqen”, shton ai.

Gjendja e Alan Ruschel vazhdon me qenë kritike, dhe mjekët po bajnë të pamundunën për me mbajtë në jetë.