Fjalët e Shkodran Mustafit mbas gollit

Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi e ka realizue gollin e parë shqiptar në Kampionatin Europian.

“Golli im i parë për Gjermaninë dhe shumë i randësishëm. Tri pikë në fillim”, ka shkrue Mustafi në rrjetin social ‘Facebook’.

Me gollin e shënuem ndaj Ukrainës, Mustafi asht ba shqiptari i parë në histori të futbollit që arrin me shënue goll në nji kampionat Europian. Ndryshe, ky ishte golli i parë i Mustafit me Kombëtaren e Gjermanisë.