Fjalët emocionuese të Etrit Berishes para tifozëve

Portieri i kombëtares Etrit Berisha, në fjalën përshëndetëse të mbajtun në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” falënderoi tifozët kuqezij.

Ai premtoi se në të ardhmen kuqezijtë kanë me u mundue me arritë rezultate ma të mëdha.

“Deshta me ju falënderue shumë nga zemra për emocionet që na dhatë në stadium dhe jashtë. Faleminderit që na përcjellni. Asht nder i madh me qenë anëtar i kombëtares shqiptare. Shpresojë se ju jemi dhurue emocion siç na keni dhurue ju nve. Edhe në të ardhmen kemi me u mundue që me arritë rezultatet ma të mëdha”, ka thanë Berisha.