Fjalimi prekës i refugjatit xhudist në Lojnat Olimpike

Për herë të parë në Lojnat Olimpike ka me qenë nji ekip që përbahet nga refugjatët, por pa nisë ende kjo garë, njani prej tyne asht në qendër të vëmendjeve të medieve ma të mëdha ndërkombëtare.
Bahet fjalë për xhudistin Popole Misenga, i cili u largue nga Kongo dhe tash jeton në Brazil, ndërsa në konferencën për media ai nuk i ka përmbajtë lotët, derisa rrëfente largimin nga familja, dhe kohën e gjatë që ka kalue pa i pa ata.

“Unë kam dy vllazën, nuk i kam pa për nji kohë të gjatë, e nuk mundem edhe t’i kujtojë se qysh doken, sepse jemi largue kur kam qenë i vogël. Nuk mundem me i kujtue ftyrat e tyne. Due me dërgue përqafime dhe puthje për ta. Tash jam në Brazil, ka me marrë pjesë në Lojnat Olimpike , nëse ata më shohin në TV, kanë mundësi me pa se po i baj gjanat mirë këtu. Nëse arrij nji ditë me gjetë kohë, ka me ua ble biletat dhe me i marr në Brazil, dhe kështu mundemi me jetu së bashku këtu. Nuk e kam pa familjen time për nji kohë të gjatë”, tha Misenga me lot në sy.