Flaka olimpike ndizet n’Greqi për me udhëtue drejt Brazilit

flaka

Në Greqinë Lindore asht ndez flaka olimpike, e cila do të udhëtojë në të gjithë botë për të mbërri në etapën e fundit, në qytetin Rio De Janerio, në Brazil.

Asht zhvillu në Olimpia, ceremonie e ndezjes së pishtarit ku aktorja Katerina Lehou ka imitue ritualin antik të ndezjes së flakës, nga rrezet e diellit.
Ndjekja e këtij rituali antik, asht vendos për herë të parë përpara 80 vjetesh në Lojnat Olimpike të Berlinit.
Për 15 javë, flaka ka me ba xhiron e botës, për me mbërri me 5 Gusht në Rio, datë kjo që perkon me ditën e ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojnave Olimpike 2016.

 

2-flaka

 

3-flaka