Formacioni ma i mirë në Euro 2016, mes yjeve edhe nji shqiptar

Portali i njohun “goal.com” ka publikue 11’shen ma të mirë të fazës në grupe në Euro 2016.

Në mesin e yjeve asht edhe mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili ka dhurue nji performancë mjaft të mirë me Zvicren.

Në goll asht vendosë portieri Mcgovern i Irlandës së Veriut. Ndërsa, në mbrojtje janë rreshtue Hector i Gjermanisë, Padzan i Polonisë, Bonucci i Italisë dhe Srna i Kroacisë.

Në mesfushë krah Xhakës janë Iniesta i Spanjës dhe Hamsik i Sllovakisë. Treshja e sulmit kompletohet me Bale i Uellsit, Payet të Francës dhe Morata i Spanjës.