Formacioni U21 ma i mirë në Europë

Njana ndër faqet ma të njohuna sa i përket futbollit, WhoScored, ka publikue 11 lojtarët ma të mirë të moshës nën 21 vjet.

Nga talentat në 5 ligat ma të forta në Europë, që e përbajnë formacionin ma të mirë për U21, biejnë në sy dy lojtarë të finalistit të Champions League, Atletico Madrid, transmeton Rrokum.TV.

Gimenez si mbrojtës dhe Soul si mesfushor janë pjesë e formacionit nga Atletico Madrid, ndërsa vlen të ceken edhe portieri 17 vjeçar i Milan, Donnaruma, mbrojtësi i djathtë i Arsenal, Bellerin apo edhe anësori i Bayern Munchen, Coman. /Rrokum.TV