Foto: Ky asht pejani që përlahet me malësorët zvicranë para 50 mijë shikuesve

Naim Fejzaj asht shqiptari nga Peja që përleshet me malësorët zvicranë para 50 mijë shikuesve në garën tradicionale zvicrane “Schwingfest”, që mbahet çdo tre vjet.

Bartësi i trefishtë i kunorës, në nivel kantonal, në sportin e mundjes të njohun në Zvicër si “Schwinger”, Naim Fejzaj, nga Radavci i Pejës, ka me marrë pjesë për herë të parë në nivel federal në garën (festën) tradicionale zvicrane “Schwingfest” që mbahet çdo tre vjet.

Në super arenën në Estavayer-le-Lac, Naim Fejzaj asht në mesin 275 gladiatorëve zvicranë që kanë me u përla për emën dhe nder para ma shumë se 50 mijë shikuesve në arenën e ndërtueme kryesisht nga ushtria zvicrane, e cila pritet të vizitohet nga ma shumë se 250 mijë zviceranë gjatë kësaj fundjave.