Foto sa 1000 fjalë, Ronaldo e futbolli kanë fuqinë m’i ba andrrat realitet

I ndjekun nga fëmi, burra e gra, futbolli mbetet sporti ma popullor në botë.

Të gjithë tifozët kanë lojtarët të parapëlqyem që andërrojnë t’i takojnë, por ma e madhe kjo dëshirë asht për ata që aspirojnë që nji ditë me luejt edhe vetë.

Në shumicën e rasteve, fëmitë janë ata që i shprehin ma hapun andrrat që kishin në momentin ku shprehin emocionin që shkakton takimi me idhullin e tyne.

Reagimi që ka ba nji vogëlush derisa futej në fushë i kapun për dore me Cristiano Ronaldon flet ma shumë se 1000 fjalë mbi “aftësinë” e futbollistit për me realizue andrra.