Foto: Zoran Zaev tifo për Shkëndijen, ‘tranohen’ mediat e Maqedonisë, e quejnë aktivist i UÇK’s

Humbja e Shkëndijës së Tetovës në Europa League asht kthy në qendër të vëmendjes në mediat vendase, jo në synin sportiv, por në atë politik.

Portale të shumta maqedonase vjellin vner për kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, i cili mbramë ka qenë në stadiumin ‘Filipi i II’ për të mbështetë Shkëndijën.

Titujt janë të tmerrshëm për të përshkrue vizitën e Zoran Zaev, i cili mbështeti Shkëndijën.

Portali Infomax ka shkrue: ”Zaev nga mbramë nuk asht maqedonas. Me vetëdëshirë ka heq dorë nga populli dhe historia e shtetit- nga sot asht aktivist i UÇK’s”

Portali puls24.mk ka shkrue: “Nuk ka tradhtar ma të madh se Zoran Zaev”: Heq dorë nga populli dhe shteti, prej sot asht aktivist i UÇK’s”

Portali Start.mk:  “Zaev me Ballistët ‘ban tifo’ për Maqedoninë”

Portali i gazetës ditore Veçer ka shkrue:  “Zaev ban tifo për Shkëndijën- për Vardarin nuk asht askund”.

13559035_10154386564287932_6762973562549002820_o