Fotot e fundit të Muhammad Ali

Muhammad Ali ngre grushtin e tij për herë të fundit në nji seri fotografish të publikueme për herë të parë ditën e Dielle.

Në këto foto shihen efektet që kanë lanë 30 vjet luftë me Parkinsonin, por dallohet edhe buzëqeshja e ish-bokserit, i cili konsiderohet nji nga sportistat ma të mëdhaj të tana kohnave.

Fotot janë realizue nga britaniku Zenon Texeira, i cili në fund të muejit Mars u ftue në shpinë e “Ma të Madhit”.

Muhammad Ali ndërroi jetë të Shtunen, në moshën 74-vjeçare, mbas nji beteje 32-vjeçare me sëmundjen e Parkinsonit.

1465198895_ali1