Franca në probleme mbas lëndimit të yllit të saj

Mbrojtësi i Real Madrid’it, Raphael Varane asht ma se i zhgënjyem që ka me mungue në kampionatin europian, Euro 2016 me Kombëtaren e Francës.

Arsyeja e mungesës së tij asht lëndimi, por ai thotë se ka me qenë tifozi ma i madh i Francës në këtë garë.

“Jam i palumtun dhe i zhgënjyem që nuk kam me luejtë në Euro 2016, megjithatë unë ka me qenë tifozi numër nji i Francës”, ka shkrue Varane në Twitter.