Franca nis deportimin, por shihni çka bajnë ultrasit rusë!

Franca ka nis deportimin e ultrasve rusë, të cilët kanë shkaktue trazina n’Europian.

Ultrasit rusë janë huliganët ma të frikshëm në botë.

Ata kanë filmue sulmet e tyne ndaj tifozëve anglezë dhe më pas videon e kanë hedh në rrjet.

Racistë dhe neo-nazistë, ata janë edhe ma të dhunshëm se huliganët që u shfaqën n’Itali e n’Angli në vitet ’80 e ’90.

Nji ekspert britanik tha se disa prej grupeve huligane kanë lidhje direkte me FSB’n, pasuesen e KGB në Rusi.

Mes tyne janë edhe ‘Ujqit e Natës’, që u përdorën nga presidenti Vladimir Putin n’aneksimin e Krimesë.

Huliganët rusë kanë tall tifozët anglezë në mediat sociale, tue i quejt ‘femi’, ‘trashullak’ dhe ‘pijaneca’.