Franca pa dy lojtarët kryesorë kundër Shqipnisë

Franca pritet me pasë ndryshime në ndeshjen e së Mërkures ndaj kombëtares shqiptare, që ka me qenë e dyta për Grupin A të Euro 2016.

Në Velodrom të Marseille, Deschamps mendohet se ka me zbritë në fushën e lojës nji formacion me skemën 4-2-3-1.

Të përjashtuemit e mëdhaj mendohet me qenë Antoine Griezmann e Paul Pogba, që prej ditësh janë vnue në qendër të kritikave në mediat franceze për paraqitjen e tyne të dobët në sfidën me Rumaninë.

Vendin e tyne pritet me marrë Koman dhe Anthony Martial.