Francë, alarm për bombë në trenin me shqiptarë

Nji alarm për bombë ka ba që treni i shpejtë TGV 18:32 që udhëtonte nga Lensi për Paris me u ndalë në stacionin e Arra’s.

Mësohet se mbi 1000 shqiptarë, të cilët e kishin ndjekë lojën Shqipni-Zvicer, ishin tue u kthye në kryeqytetin francez me trenin e orës 18:30.

Policia franceze ka ba me dije se bahej fjalë thjesht për nji bagazh të dyshimt, tue hedhë poshtë zanat për ndonji rrezik shpërthimi.