Francë-Gjermani, jo veç nji gjysëfinale. Qe duelet krye për krye të lojtarëve!

Ndeshja e sontme mes Gjermanisë dhe Francës asht nji finale e parakohshme mbasi shumë lojtarë të klasit botnor kanë me u përballë mes tyne për me përcaktue ekipin finalis, i cili ka me u përballë me 10 Korrik kundër Portugalisë.

E përditshmja franceze ‘France Football’ ka pregaditë nji speciale ku kallxon 5 duelet ma rivalizues.

Toni Kroos- Paul Pogba
Performanca e këtyne dy mesfushorëve asht e nji klasi botnor mbasi luejnë në dy ekipe të mëdha, respektivisht te Real Madrid dhe Juventusi.

Jerome Boateng – Olivier Giroud
Mbrojësi i Bayern Munchen ka për detyrë me ruejtë sulmuesin e Arsenalit Olivier Giroud. Në kualitet janë gati të barabartë, ndoshta pak ma mirë Boateng, i cili asht nji siguri, jo veç te mbrojtja bavareze, por edhe te Gjermania.

Emre Can – Antoine Griezmann
Ky asht nji duel krejtësisht i fituem nga Antoine Griezmann, i cili po kalon nji formë të mirë fizike mbasi deri tash asht gollashënuesi ma i mirë i Europianit me 4 golla.

Jonas Hector – Moussa Sissoko
Asht nji duel përaf♪7rsisht i balancuem me cilësi individuale pak ma të mira të Sissokos, ndërsa Hector i kundërpërgjigjet me nji formë të mirë fizike.

Mesut Özil – Blaise Matuidi
Ky duel fitohet nga Özil, i cili megjithëse ka humbë shkëlqimin e dikurshëm asht ‘truni’ i Gjermanisë.

Gjithçka i mbetet fushës së lojës për me përcaktue ‘fatlumin’ që ka me luejtë në finalen e madhe të edicionit të 15 të Kampionatit Europian.