Francë-Irlandë, a e mbani mend këtë? Koha për hakmarrje!

Ka vend për revansh, apo me thanë ma qartë, për hakmarrje. Me siguri që përballja Francë- Irlandë asht e vecantë dhe nuk mundet me i lanë indiferentë as francezët, e aq ma pak irlandezët, që kujtojnë atë eleminim në Play Offin e Botnorit të 2010 me nji goll të Gallas në pozicion jashtë lojë, në nji aksion ku ishte vërtet sensacionale prekja e topit me dorë nga Thiery Henry. Trajner i Irlandës atë kohë ishte Trapatoni dhe ai moment u kthye në nji çashtje diplomatike me rilandezët që banë nji këresë formale për riluejtjen e ndeshjes që mandej u refuzue.

Edhe gazetat franceze flasin për nji llogari të mbetun pezull, për shkak të atij golli të pavlefshëm, që i garantoi Francës në shtesë kualifikimin tue lanë jashtë Botnorit Irlandën. Gjithcka u pa nga miliona spektatorë, por jo nga referi dhe polemika ishte e garantueme, me Federatën Irlandeze që kërkoi përsëritjen e ndeshjes,

FIFa tha jo e madje simbas Lequipe u pagoi dhe 4 milionë euro irlandezëve për me mbyllê çashtjen.