“Droja” nga Kosova! Duka merr garanci nga Vokrri

dukauefa

Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë edhe nji nga misionaret kryesore të pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Por tash, ky realitet mundet me iu kthye asaj kundër.

Gjithsesi, Duka thotë se ka marrë premtimin e Vokrrit dhe stafit të tij se, kombëtarja e Shqipnisë nuk ka me u prek.

“Kam premtim dhe jam i sigurt për këtë, nga i gjithë stafi i federatës kosovare, që për ata asht shumë e randësishme kombëtarja e Shqipnisë. Në asnji moment nuk kanë me kërkue me cenue apo damtue ate. Dikush që mundet mos me qenë i kënaqun, ose që nuk ndihet shumë mirë në ekipin tonë, apo nuk gjen nji vend, mundet me kërkue me ikë. Por, edhe na nuk kemi dëshirë që ndonji talent me na u largue. Megjithatë, nuk e kisha konsiderue dramë, nëse kishte me ndodh nji gja e tillë”, ka deklarue Armand Duka.