FSHF jep lajmin për tifozët lidhun me ndeshjen Shqipni-Maqedoni

FSHF’ja ka dhanë nji lajm të mrekullueshëm për tifozerinë shqiptare dhe për të gjithë ata që duen t’i ndjekin 15 minutat e ndeshjes Shqipni-Maqedoni, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Simbas njoftimit zyrtar të FSHF’s, 15 minutat e mbetua nga takimi Shqipni-Maqedoni, i cili u ndërpre nga rrebeshi i fuqishëm i shiut, kanë me u ndjekë falas dhe pa bileta, si për ata që kanë pague mbaëmë, por edhe për të tjerë që nuk kanë qenë mbramë në stadium.

15 minutat e mbetuna te takimit Shqipni-Maqedoni kane me u luejt sot tue fillue ne oren 14:00.

Ky asht njoftimi i plotë i FSHF’s:

” Neser ne stadium, hyrja e lire

Te gjithe tifozet te cilet deshirojne te ndjekin pjesen e mbetur te ndeshjes Shqiperi – Maqedoni, jane te ftuar ta ndjekin ate neser ne oren 14.00. Hyrja do te jete e lire per te gjithe, si per ata qe kane qene te pajisur me bilete, ashtu edhe per te tjeret qe deshirojne te vijne. Ju ftojme te mbeshtesni kombetaren tone ne ate pjese te mbetur ankthi. Ti mbeshtesim djemte tane, per nje fitore te deshiruar nga te gjithe.”