Fundi i dominimit Messi-Ronaldo, tashma ‘Topin e Artë’ munden me marrë edhe lojtarët tjerë

Mbas prishjes së marrëveshjes mes revistës “France Football” dhe FIFA’s, detyrimisht simbas rregullave të reja ka me pasë ndryshime edhe në përzgjedhjen e fituesit.

Simbas medieve të shumta ndërkombëtare, dominimit të gjatë 8 vjeçar mes Messit dhe Ronaldos po i vjen fundi.

“France Fotball” në të kaluemen ka kallxue shpesh herë Topi i Artë asht nji trofe që i shkon veçanërisht lojtarëve që kanë dhanë kontribut të madh për ekipin ku luejnë dhe në këtë aspekt, nji kandidaturë e fortë e këtij viti mundet me qenë edhe sulmuesi i Atletico Madrid dhe Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann.

Simbas “France Football”, tashma ka me nisë nji erë e re dhe ky ka me qenë edicioni i 61 i dorëzimit të trofeut më prestigjoz në aspektin individual, mbasi për herë të parë revista franceze e ka organizue në vitin 1956.