Futbolli i Kosovës me sy nga Mexiko!

kosfifa

Përveç n’arsim, shendetësi, kulturë e jetë t’organizueme, regjimi serb privoi kosovarët me luejtë edhe futboll.
Për këtë arsye, gjatë viteve të 90’ta, kosovarët luejtën n’ara, fusha e lendina.

Shkurt, luejtën në lloç.

Lufta e vitit 1998-99, solli lirinë, por megjithatë sporti mbeti i izoluem.

U desh të vijë viti 2013, që futbolli të nis çamjen e hekurt t’izolimit.
Ky asht viti kur Kosova lejohet nga FIFA me luejtë ndeshje miqësore, por me fusnotë, pa himn e simbole.
Takimi i parë ishte me Haitin në vitin 2014.

Pastaj pati edhe ndeshje të tjera si me Senegalin, Shqipninë e Turqinë. Por me 3 maj 2016, me 28 vota, Kosova u ba pjesë e UEFA’s. Ndërkohë, sot krejt sytë i kanë nga Mexiko City, aty ku FIFA pritet me thyejë përfundimisht izolimin 25 vjeçar të futbollit kosovar tue e ba Kosovën anëtare të saj.