Futbollistët e Kosovës shkëlqejnë nëpër botë

Fundjava që lamë mbas ka qenë shumë e frtyshme për disa nga lojtarët kosovarë që luejnë në Botë.
Disa shënuen, disa asistuen tue ndihmue ekipet e tyne për suksese.

Arbër Zeneli, lojtari i cili së fundi ka pranue ftesën e Kosovës, ka realizue në triumfin e Hereneveen ndaj Rodas 1-3.

Pikërisht në Holandë po shkëlqen edhe kosovari tjetër, Bersant Celina, i cili në dy ndeshje te Twente ka realizue dy golla.

Valon Berisha, lojtari që shënoi gollin historik për Kosovën, ka dhurue nji asistim në fitoren e fundit të Salzburg.

Besar Halimi realizoi goll për Mainz II, në ndeshjen kundër Werder Bremen II.

Nji goll të bukur nga gjuejtja e lirë e ka shënue edhe Liridon Krasniqi me ekipin e tij në Malajzi, Kedah Fa.