Gabi: Ishte penallti. Arbitrat ka raste që t’favorizojnë, ka raste që jo…

Gabi, kapiteni i Atletico Madrid, foli mbas ndeshjes së fitueme 2-0 ndaj Barcelonës dhe u tregue i sinqertë për rastin e 11-metërshit që kërkuen lojtarët e ekipit katalanas në fundin e takimit, ku vetë mesfushori preku topin me dorë n’zonë.

“Po, e ndalova topin me dorë. Arbitri e dha faull, unë isha në vijën e zonës, por nuk e di nëse e ndalova topin jashtë apo brenda saj. Arbitrat ka raste që t’favorizojnë dhe ka raste që jo. Gjithsesi, nuk duhet me u mor me këtë episod, mbasi e merituem kualifikimin“, tha kapiteni i skuadrës së drejtueme nga Simeone.

Atletico fitoi me 2 golla të francezit Griezmann, tu e përmbys humbjen 2-1 që psoi në Camp Nou nji javë ma parë. Kur u pyet nëse Atletico tashma asht favorit për titullin, Gabi u përgjigj: “Asht shpejt ende, jemi në gjysëfinale dhe jo në finale. Duhet me vazhdue me punue me kryet ulun“.