Gashi shënon, e le n’hije Didier Drogban

Shkëlzen Gashi pushton Amerikën. Mbas vlerësimeve për lojën me Colorado Rapids, sulmusi i Kombëtares Shqiptare ishte vendimtar në barazimin 2-2 që skuadra nga Denveri regjistroi në fushën e Montreal Impact të Didier Drogbasë. Ishte pikërisht ylli nga Bregu i Fildishtë, me nji të kalueme te Chelsea dhe Galatasaray, ai që kaloi në avantazh vendasit nga Kanada, mbas 9 minutave lojë. Reagimi i Colorados erdhi me gollin e Shkëlzen Gashit në minutën e 47-të. Sulmusi shqiptar shfaqi instiktin prej goleadori në zonë, tue realizue gollin e dytë në aventurën në Major League Soccer amerikane.