Gati Kongresi i UEFA’s. FFK: Kosova pret pranimin!

ffkuefa

Delegacioni i Kosovës asht gati për Kongresin e 40’të të UEFA’s që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Institucioni ma i naltë i futbollit europian, UEFA ka me votue sot për anëtarësimin e Kosovës në kuadër të këtij mekanizmi.
Pritet që kjo të jetë pika kryesore e rendit të ditës të Kongresit të UEFA’s, ndërsa në krahun tjetër drejtues të FFK’s janë të bindun që Kosova do të pranohet në UEFA.