Gattuso shpjegon pse e sulmoi ndihmës trajnerin e Tottenham (video)

Ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso asht rikthye në kohë për me kujtue edhe nji herë njanin nga momentet ndoshta ma të këqija në karrierën e tij.

Italiani sulmoi pjesëtarin e stafit të Harry Redknapp, Joe Jordan në vitin 2011 kur Milani po luente kundër Tottenhamit në Champions League.

“Nuk mundem me harrue atë natë. Ishim tue humbë dhe nervat e mia ishin në maksimum. Joe Jordan më thoshte gjatë tanë lojës ‘F..k you’ ‘F..k you’. Unë nuk di anglisht, por ato fjalë i di. Atë natë po të mos më ndalonin shokët e ekipit ai ka pasë me përfundue në spital.” – tha Gennaro Gattuso për incidentin me Joe Jordan në ndeshjen kundër Tottenham që Milani e kishte humbë me rezultat 1:0.