Gazeta kroate: E turpshme çfarë bamë na dhe kosovarët!

Mediat kroate e kanë konsiderue si të turpshme korin e perbashkët të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë:

“Vrite serbin” gjatë ballafaqimit të skuadrave në Shkodër.

Kroacia mundi Kosovën me rezultat 6:0 në duelin e xhiros së dytë në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botnor 2018”.

Por, mediat kroate janë të pakënaqun me diçka që ndodhi gjatë ndeshjes.

Portali “index.hr” e quen të turpshme korin e përbashkët të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë: “Vrite serbin”.

Tifozët e Kosovës dhe ata kroatë gjatë gjithë ditës së Ejte kanë qëndrue së bashku tue knue dhe festue para ndeshjes.