Gazeta polake “Rzeczpospolita” shkruen për pranimin e Kosovës n’UEFA

Antarësimi i Kosovës në UEFA ka ba jehonë nëper Europë, për këtë redaksinë e portalit informativ InfoKosova e kontaktoj gazetari polak Piotr Wesolovicz i cili punon në reaksinë sportive të nji nga gazetat kryesore të Polonisë “Rzeczpospolita” e cila simbas të dhanave nga interneti del në shtypin ditor me 94.000 kopje, si dhe paralelisht funksion edhe me gazetën online.

Në përgjithësi gazetari polak tue e pa dramën që u zhvillue në sallën ku u realizue edhe votimi për Kosovën n’UEFA, i interesonte se si e përjetuen kosovarët këtë ngjarje dhe çka e pret futbollin kosovar.

 

Ky asht shkrimi i plotë:

Redaksia sportive e portalit InfoKosova përmes ekspertit të sportit Msc. Besnik Emrullahut pos përgjigjeve në pyetjet e shtruara nga gazeta polake, ai e dha edhe një historik të shkurtër të futbollit Kosovar, që nga paslufta e dytë botërore e deri tek liga e ish-Jugosllavisë, pastaj futbolli pas vitetve të 90-ta në kushte të mjerueshme i shoqëruar me rreziqet, rrahjet, arrestimet etj.

Emrullahu poashtu e përshkroj dhe sqaroj se përse shumë nga gazetarët sportiv atë ditë u kapluan nga emocionet dhe mediat botërore i panë ata edhe duke përlotur, duke ju përgjigjur se pas çlirimit të Kosovës me 1999, pastaj pavarsimit të saj me 2008, anëtaresimi i Kosovës në UEFA është ndër ngjarjet që i ka gëzuar tej mase kosovarët pasi që futbolli në Kosovë ka shtrirje të madhe tek të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.

Poashtu gazetës polake ju shpreh edhe habia e kosovarëve se si 24 federata Europiane votuan kundër sportit Kosovar, se si ishin në gjendje 24 federata të pamundësojnë rininë e Kosovës që të mos ketë të drejtë të marr pjesë në gara ndërkombëtare.

A votuan kundër Kosovës për frikën se mund të rikthehen në kombëtarën e Kosovës yjet Evropiane si Shaqiri dhe të tjerët, apo u motivuan nga propaganda Serbo-Ruse të cilat nuk lanë guri pa lëvizur për ti pamundësuar Kosovës anëtarsimin në UEFA.

Gazetës polake pos tjerash ju kërkua që përmes gazetës së tyre të kërkohet perkrahja e federatës polake në ngjarjen që pason pas pak ditësh në Mexico City ku Kosova shpreson të anëtaresohet edhe në FIFA.

Për ma shumë shihni linkun: http://www.rp.pl/Pilka-nozna/305109873-Nagroda-za-milosc.html#ap-4

 

gazetaapolake