Gazeta zvicrane befason lexuesit shqiptarë, shkruejnë shqip

Shqipnia ka me u përballë me Zvicren me datën 11 Qershor dhe në pritje të asaj ndeshje, e përditshmja ‘’Blick’’ ka befasue lexuesit tue shkrue në gjuhën shqipe.

Deri në ditën e ndeshjes, gazeta ka njoftue se ka me informue edhe lexuesit shqipfolës në gjuhën e tyne.

“Gjatë tanë javës së ardhshme gazeta ’Blick’ ju informon në gjuhën shqipe’’, shkruente sot në faqen e parë të gazetes zvicerane.