Gazeta zvicrane: Cana e ka largue Gjimshitin nga Shqipnia!

Simbas gazetës zvicrane, Blick, në largimin e Berat Gjimshtit nga Kombëtarja e Shqipnisë ka gisht baba i Lorik Canës, Agim Cana.

Gazeta zvicrane “Blick” shkruen se, mbrenda grupit kuqezi kanë fillue me shpërthye pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.

“Blick” shkruen se gjithçka ka ndryshue falë ndikimit të Agim Canës, babes së kapitenit të Kombëtares kuqezi, Lorikut.

Simbas gazetës, baba i Lorik Canës ka ba maksimumin që me u përfshi në ekip, futbollistin Veseli, i cili ka qenë pjesë e Laussane në të kaluemen, ashtu si kapiteni i kuqezijve. I humbuni në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Gianni de Biasi’t.