‘Gazetta Dello Sport’ me gabime amatoreske në shkrimin për Arlind Ajetin

Gazeta ma e madhe sportive në Itali, “Gazetta Dello Sport” ka ba nji gabim të madh, ku protagonist asht lojtari i Kombëtares së Shqipnisë, Arlind Ajeti.

Në lajmin e prezentimit të Ajetit te Torino thuhet se lojtari asht zvicran me prejardhje shqiptare.

Por, gabimi bahet edhe ma i madh kur “Gazetta Dello Sport” shkruen se Ajeti ishte nji ndër lojtarët ma të mirët në ndeshjen mes Rumanisë dhe Zvicres.

auto_gazzeta-768x3301467968270-1024x440-700x301