Gazzetta dello Sport kallxon të ardhmen e De Biasit

E përditshmja italiane ‘Gazzetta dello Sport’ kallxon nji nga arsyet pse Gianni De Biasi ka me qëndrue në stolin e Shqipnisë.

Simbas medieve italiane, Gianni De Biasi preferon me qëndrue gjatë eliminatoreve të Botnorit për arsye se dëshiron me u përballë kundër Italisë.

“Nuk ikën, përkundrazi ka me qenë rivali i Italisë në eliminatorët e Botnorit”, shkruen gazeta italiane, tue ju referue nji deklarate të kryeministrit Edi Rama, në pritjen e kuqezijve mbas kthimit nga Franca.