Gianni De Biasi e zyrtarizon dorëheqjen nga kombëtarja e Shqipnisë

Trajneri Gianni De Biasi ka dhanë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.

Mbas njoftimit të djeshëm se nuk ka me rinovue kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në nji konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF’s, Armand Duka, tue ba me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.

“Përshëndetje, kjo asht nji fletë e eksperiencës sime në Shqipni që nuk do doja asnjiherë të shkrueja. Kam mendue dhe meditue gjatë dhe ju them se nga sot nuk jam ma trajneri i kombëtares sonë. Ndalem këtu sepse due me mendue për të mirën dhe rritjen e skuadrës. Mendoj se e kam ba detyrën që më ka lejue mue me nxjerr nga ky ekip ma të mirën”, lexoi De Biazi në letrën e tij të dorëheqjes.