Giroud ka tutë prej Shqipnie!

Paraqitja shumë e mirë që bani Shqipnia në ndeshjen ndaj Zvicres, pamvarësisht humbjes së pësueme, ka ba që në kampin francez me pase tute jo pak nga kombëtarja kuqezi. Franca ka me u përballë të Mërkuren, në Velodrome të Marseille me Shqipninë për sfidën e dytë në grupin A. Nji nga ma të mirët e Francës në ndeshjen hapëse të Europianit, sulmuesi Oliver Giroud mendon se ekipi i Didier Deschamps ka me pasë shumë të vështirë për me i mposhtë kuqezijtë e Gianni De Biasit me 15 Qershor.

“Shqipnia asht me nji ekip me shumë kualitete mbrenda. Na gjatë këtyne ditëve kemi me i studiue në maksimum ata. Shqipnia nuk asht dorëzue ende, na kemi pa nji pjesë të ndeshjes që ata zhvilluen ndaj Zvicres, dhe fati ynë i mirë asht se Lorik Cana, kapiteni i tyne u ndëshkue me karton të kuq në ate sfidë dhe ka me mungue në Velodrome. Na pret nji ndeshje shumë e vështirë, por na njikohësisht kemi me dhanë maksimumin për me fitue, sepse duem me u hakmarrë, për ate humbje që pësuem në miqësore ndaj Shqipnisë në vitin 2015″, ka deklarue Giroud.