Gjatë ndeshjes Everton-Stoke vdes nji tifoz

Ekipi i Evertonit asht në zi. Nji tifoz i saj ka ndërrue jetë gjatë ndeshjes me Stoke Cityn, e cila u zhvillue të Shtunën në Goodison Park

Tifozi 51 vjeçar asht sëmue gjatë ndeshjes, derisa menjiherë asht dërgue në spital, ku edhe ka ndërrue jetë.

“Everton asht thellësisht i pikëlluem për të raportue se fansi 51-vjeçar, i sëmur gjatë ndeshjes, ka ndërrue jetë në spital”, thuhet në njoftimin e Evertonit.