Gjelat u tmerruen prej shqiponjave, qe si u stervitën para ndeshjes!

Bilanci i Francës me Shqipninë asht negativ për sa i takon dy ndeshjeve të fundit.

Në fakt, kuqezijtë kanë fitue n’Elbasan Arena nderkohë që kanë barazue në Paris ndaj “gjelave”.

Kështu që kombëtarja franceze i ka marrë tana masat dhe madje asht stërvit me regjim maksimal për me shmang nji tjetër disfatë ndaj djemve të De Biasit, që do t’ishte fatale për ta.

Daily Mail shkruen se Paul Pogba dhe shokët e tij të kombëtares franceze i thyen hekurat në palestër teksa gjelat po përgaditeshin për ndeshjen e tyne të dytë në kampionatin europian.

Pritësit ju falën lojtarit të Uest Hem Dimitri Payet tue arritë nji fitore plot ankth të minutave të fundit në debutimin e tyne të së Premtes, kur mundën 2-1 Rumaninë.

Për sfidën me Shqipninë djemtë e Deshampit kanë punue shumë me muskujt, si duket të trembun edhe nga paraqitja dinjitozë e kuqezijve në humbjen 0-1 ndaj super-Zvicrës.