Gjendja momentale e bokserit të madh Aziz Salihu

Nji numër i madh i njerëzve janë kurreshtarë të dinë ma saktësisht për gjendjen e ish-bokserit të mirënjohun, Aziz Salihu.

Bokseri ma i madh shqiptar po vazhdon shërimin në Turqi, ndërsa vuen nga sëmundja e pankreasit.

Atij i ka ba nji vizitë kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, i cili ka postue fotografi në Facebook me të.

Postimi i plotë i Arifit:

Sot shfrytzova ardhjen ne Stamboll per te vizituar legjenden tone te sportit Aziz Salihu i cili eshte duke u sheruar ne nje spital te Stambollit.
Edhe pse gjendja e tij ka qene e rende, tani besoj fuqishem se ai do ta tejkaloj edhe kete smundje, si gjithehere duke dalur fitues.
Azizi me luti qe tu bej te fala te perzemerta te gjithe sportisteve dhe qytetareve tane, duke u shprehur se po me mungojne shume, por edhe me vetebesim se shpejt do te vij ne Prishtine i sheruar.
Legjendes tone i deshirojme sherim te shpejte dhe kthimin sa me parë mes nesh.

14192181_1028921217228846_8017503614056226330_n