Gjermani-Itali, Bonucci ‘nguc’ gjermanët

Mbrojtësi i Përfaqësueses italiane, Leonardo Bonnuci mbas kualifikimit në çerekfinale menjiherë ka folë për sfidën e shumëpritun, atë kundër Gjermanisë.

Në nji deklaratë për mediat, Bonnuci nënvizoi se Italia ka dëshirë ma të madhe se sa Gjermania për me kalue në gjysëfinale të Kampionatit Europian.

“Unë jam shumë krenar. Ne tanë jemi krenarë për atë që kemi dhanë në fushë. Na e dinim se veç duhej me vrapue shumë, dhe duhet pasë vullnetin e madh për fitore për me mposhtë njanën nga ekipet ma të mira në botë. Tash na duhet me mendue për çerekfinale, ku kemi përballë kampionët e botës. Ka me qenë nji ndeshje mes 23 njerëzve dhe 23 andrrimtarëve, por na jemi ekip dhe jo nji seleksion i lojtarëve”, përfundoi Bonucci.

Italia asht nji ‘mace e zezë’ për Gjermaninë, mbasi panzerat në të tanë historinë e ndeshjeve zyrtare nuk kanë mundë asnjiherë axurrët.