Gjermani-Itali, veprimi i Schweinsteiger, që mbeten të habitun tanë!

Bastian Schweinsteiger ka befasue të tanë me nji veprim të tij para penalltive në takimin Gjermani – Itali, tue përfshi edhe referin.

Schweinsteiger fitoi në hedhjen e monedhës para penalltive, mirëpo mesfushori i Manchester United zgjodhi që penllatitë të egzekutoheshin në portën mbrapa së cilës ndodheshin tifozët e Italisë.

Referi Viktor Kassai madje e pyet legjendën e Bayernit për me u sigurue se a ishte kjo ajo çka në të vërtetë dëshironte 31-vjeçari.

Mbas ndeshjes, Schweinsteiger e shpjegoi këtë vendim të tij për gazetën gjermane ‘BILD’

“Mendova për penalltitë tjera, në të cilat jam përfshi. Ndaj Chelseat në vitin 2012, Bayerni gjuejti penalltitë në portën ku po ndodheshin tifozët tanë, mirëpo na u mposhtëm në atë finale”, deklaroi Schweinsteiger.