Gjermani-Ukrainë, Low: Ukraina ka lojtarë të shpejtë në krahë

Gjermania e nis Europianin e Francës mbramjen e sontme në orën 21:00 me ndeshjen kundër Ukrainës, trajneri i së cilës Mykhailo Fomenko pret që kampionët e botës në fuqi me luejtë nji “futboll cilësor”.

Sa i përket formacioneve, të besuemit e Joachim Low priten me qenë: Neuer; Höwedes, Mustafi, Boateng, Hector; Kroos, Khedira; Müller, Özil, Draxler; Gomez. Trajneri gjerman nuk ka me pas të disponueshëm Mats Hummels në këtë ndeshje të parë.

Ndërsa, Ukraina pritet me luejtë me këtë 11’she: Pyatov; Fedetskiy, Khacheridi, Rakitskiy, Shevchuk; Stepanenko, Sydorchuk, Garmash; Yarmolenko, Konoplyanka; Zozulya.

Low shprehet para ndeshjes se, “Ukraina asht nji ekip shumë i mirë fizikisht, ndërsa ka edhe lojtarë të shpejtë në krah, të cilët bahen tepër të rrezikshëm kur zbresin në kundërsulm. Ata zotnojnë energji të tilla, sa që munden me dhanë maksimumin përgjatë 90 minutave. Por, na duhet me ba atë që dimë me ba”.