Gjermania asht pregaditë me luejtë edhe kundër Shqipnisë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low kallxon se ka vëzhgue kombëtaren shqiptare si kundërshtare të mundshme në 1/8 e finales së “Euro 2016”-s.

“Asht ende herët me folë për kundërshtarët e mundshëm. Sinqerisht, ky sistemi i vendit të tretë asht shumë i komplikuem edhe për mue. Në teori janë Sllovakia dhe Shqipnia. Kundër Sllovakisë kemi luejtë disa javë ma parë në ‘Augsburg’ tue u mundë3-1. Ndaj sllovakëve e dimë mirë se çka na pret”, asht shprehë ai.

Trajneri i “pancerave” konfirmoi gjithashtu se shefi i skautëve të Gjermanisë, Urs Sigentaler, ka ndjekë herë mbas here Shqipninë.