Gjermania don me eliminue me çdo kusht Italinë, lojtarët marrin mësim nga…psikologu

Werner Mickler asht psikologu i stafit gjerman, i cili po punon shumë që lojtarët në sfidën kundër Italisë me qenë të qetë pa ngarkesë psikologjike, shkruen ‘Goal’.

Mickler asht nji ndër psikologët ma të mirë gjermanë dhe po insiston që lojtarët e Loachim Low mos me qenë të fokusuem te historia, por te ndeshja.

“Asht e randësishme që ekipi me qenë i qetë dhe mos me mendue për historinë e hidhun. Psikologjia ndikon shumë në performancën e lojtarëve në fushën e lojës. Vazhdimisht kam motivue lojtarët tue i thanë se janë ata të cilët duhet me u mundë mbasi janë kampionë të botës, ndërsa Italia asht si çdo kundërshtar i radhës”, u shpreh Mickler.