Gjermania në alarm!

Matts Hummels ka deklarue se mundet me humbë ndeshjen hapëse të Gjermanisë ndaj Ukrainës për shkak të nji lëndimi.

Mbrojtësi nuk i asht bashkue ende kombëtares gjermane në fazën përgaditore që po bajnë në Ancona, megjithatë ai ka besim të plotë se ka me qenë i gatshëm për fazën finale të Europianit, edhe pse mundet me humbë ndeshjen e parë.

“Lëndimi po shnoshet, por ka me marrë edhe pak kohë” deklaroi Hummels për FAZ.