Gjermania nuk i ‘ndihmoi’ Shqipnisë, mbetet me u paTurqia sonte

Gjermania e mposhti Irlandën Veriore 1:0 me nji goll të Gomez, për me përfundue grupin si lidere me 7 pikë.

Edhe Polonia e ka fitue ndeshjen e fundit në këtë grup ndaj Ukrainës 1:0, falë gollit të Blaszczykoëskit.

Polakët kanë 7 pikë sikurse Gjermania, por gollaverazh ma të dobët, dhe renditen të dytët në grup.

Irlanda Veriore e përfundon grupin e treta, ndërsa Ukraina e fundit dhe pa pikë eliminohet.

Shqipnia kishte shpresa se gjermanët mundeshin me fitue me 4 golla epersi sot, por kjo nuk ndodhi.