Gjermania shpallë listën për Euro 2016

Lista e Joachim Low përbahet nga 27 lojtarë, tre prej të cilëve debutues në “Nazionalmannschaft”. Ata janë Joshua Kimmich (FC Bayern Munich), Julian Brandt (Bayern Leverkusen) dhe Julian Weigl (Borussia Dortmund).

“Mund me pas disa befasi, por do kanë me na shërbye taktikisht dhe munden me qenë të vlefshëm për sistemin e ekipit,” shprehet trajneri Low. Ka edhe befasi negative, mbasi disa nga kampionët e botës kanë me qëndrue në shtëpi. Christoph Kramer, Matthias Ginter, Eric Durm, Roman Weidenfeller, Ron-Robert Zieler dhe Kevin Grosskreutz nuk kanë gjet vend në ekip.

Qe lista paraprake:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern), Bernd Leno (Leverkusen), Marc-André ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern), Emre Can (Liverpool), Jonas Hector (Köln), Benedikt Höwedes (Schalke), Mats Hummels (Dortmund), Shkodran Mustafi (Valencia), Sebastian Rudy (Hoffenheim), Antonio Rüdiger (AS Rom)

Mesfushorë / Sulmues: Karim Bellarabi (Leverkusen), Julian Brandt (Leverkusen), Julian Draxler (Wolfsburg), Mario Götze (Bayern), Sami Khedira (Juventus Turin), Joshua Kimmich (Bayern), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern), Mesut Özil (Arsenal), Lukas Podolski (Galatasaray Istanbul), Marco Reus (Dortmund), Leroy Sané (Schalke), André Schürrle (Wolfsburg), Bastian Schweinsteiger (Manchester United), Julian Weigl (Dortmund), Mario Gomez (Besiktas Istanbul).