Gjermania then mallkimin. Qe mbas sa vjete mundi Italinë

germanyitaly

Gjermania thyen mallkimin tue e mposht mbas 21 vjetësh Italinë.

Kampionët në fuqi të botës triumfuen 4-1 në miqësoren e luksit që u luejt në “Alianc Arena”.

Toni Kros dhe Mario Gëtce realizuen për të zotët e shtëpisë në pjesën e parë, për t’ia lanë radhën Jonas Hektorit dhe penalltisë së Mesut Ozilit në të dytën.

Goli i nderit për “Axurrët” mban firmën e Stefan El Sharauit në fund.

Goditje e randë kjo për Italinë, mbas paraqitjes së mirë në barazimin 1-1 ndaj Spanjës pak ditë ma parë.

Kjo ishte hera e parë mbas 77 vitesh që Italia peson ma shumë se tre gola nga gjermanët.

Në takimet e tjera, Holanda përmbysi Anglinë 2-1, Franca mposhti 4-2 Rusinë, Portugalia triumfoi 2-1 ndaj Belgjikës, me të njajtin rezultat Turqia fitoi në Austri kurse Suedia dhe Republika Çeke u ndanë në barazim 1-1.