Gjest i madh nga Presidenti i Real’it, fitoren ia kushton tifozëve irakianë të vramë nga terroristët

Florentino Perez, president i Real Madrid ka ba nji gjest të madh në deklaratën e tij mbas fitores në finalen e Champions League. Ai ia ka kushtue këtë triumf 16 tifozëve të vramë në nji sulm terrorist në Irak.

Nji grup i mbështettësve të Real Madrid janë sulmue dhe masakrue në fun-club’in e tyne në qytetin Balad, dy javë para finales së Champions League, transmeton Rrokum.TV.

“Unë due që këtë fitore me ia kushtue tifozëve në Irak. Ai ishte nji akt i tmerrshëm për njerëzit që bajnë edhe ma shumë se sa veç që mbështesin Real Madridi’n”, ka thanë Perez. /Rrokum.TV